Bota

Mendoi se mikrofoni ishte i fikur, Biden fyen gazetarin ‘live’ (Video)

Gazeta Si- Presidenti amerikan Joe Biden e humbi durimin, duke fyer rëndë gazetarin e rrjetin televiziv “Fox News”, Peter Doocy. Në fakt, gazetari nuk humb asnjë rast për të ngacmuar, në mos për ta provokuar presidentin që nga fushata zgjedhore e vitit 2020.

Dje Biden zhvilloi një takim me ekspertë të Këshillit Ekonomik. Gazetarët u pranuan për disa minuta para se të fillonte takimi.

Doocy bëri pyetjen e tij: “A mendoni se inflacioni mund të jetë një problem politik përpara zgjedhjeve afatmesme?” “Jo, ky është një avantazh i madh”, – u përgjigj Biden me zemërim. Pastaj, ndoshta duke menduar se mikrofoni ishte i fikur, ai shtoi: “Çfarë budallai, bir ku…”.

Më vonë gazetari i “Fox”, komentoi: “Nuk e dëgjova … tani me të vërtetë dua të shoh se çfarë do të shkruajnë në raportin zyrtar. Biden ka diskutuar më vonë me gazetarin, duke i thënë se nuk kishte asgjë personale me të. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë