Futboll

Merkato, Leonardo luan të gjitha “kartat” për të marrë Donarumën në Paris

E ardhmja e Xhixho Donarumës, portierit të Milanit, është e paqartë. Kontrata e portierit italian me klubin kuqezi skadon më 30 qershor 2021 dhe për momentin nuk ka asnjë të re në lidhje me rinovimin. Dhe në këtë situatë, nga Franca vijnë zërat se portieri është një nga objektivat kryesorë të PSG-së.

Leonardo, i cili e njeh mirë Donarumën, po punon për ta marrë në Paris. Ai e sheh si portierin e duhur për të marrë vendin e 34-vjeçarit Kejlor Navas. Sipas “Le10sport”, drejtuesi i PSG-së po bën gjithçka për të bindur portierin italian dhe klubin e Milanit për të arritur një marrëveshje.

Donaruma, portieri i Milanit. Gazeta Si, 1 janar 2021

Motivi kryesor që e shtyn klubin francez të këmbëngulë për Donarumën është eksperienca e tij në nivele të larta, edhe pse është ende 21 vjeç. Përveç kësaj, një transferim i mundshëm i portrierit të Milanit në Paris, do të forconte lidhjen mes PSG-së dhe Mino Raiolës, agjentit të shumë lojtarëve big të futbollit europian. Me afrimin e një portieri si Donaruma, PSG-ja do të siguronte portën për shumë vite.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë