Bota

Merkel kërkon lirimin e Navalnit, Putin refuzon dhe i dhuron një buqetë me lule (Video)

Në një konferencën për shtyp, presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, folën për situatën e disidentit dhe opozitarit Aleksei Navalnit, aktualisht i ndaluar në burg për aktivitetet e tij politike.

Merkel i kërkoi Putinit të lironte kundërshtarin e tij politik, por presidenti rus u përgjigj se Navali  “nuk ishte dënuar për aktivitetet e tij politike, por për një krim kundër aleatëve të huaj”.

Gjatë takimit, Putin i dhuroi Merkelit një buqetë me lule, edhe pse hodhi poshtë kërkesën e saj.

Konferenca e shtypit pas bisedimeve, nisi me një orë e një çerek vonesë. Merkel dhe Putin dolën para gazetarëve të grumbulluar që prisnin në holl.

Herë pas here, pas kortezisë formale, dilnin në pah linjat e konfliktit. Presidenti rus u shpreh për “bisedime konstruktive” në një atmosferë “të rrezikshme”. Ai vlerësoi Merkelin në prag të lamtumirës së saj nga politika, që pritet pas pak muajsh.

Pas një periudhe 16-vjeçare, kancelarja Merkel nuk do të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator. Deri në krijimin e një qeverie të re, ajo do të vazhdojë të drejtojë qeverinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë