Bota

Merkel, thirrje për bashkëpunim me Kinën: Të njohim reciprokisht vaksinat

Kancelarja Angela Merkel nxiti Gjermaninë dhe Kinën të bashkojnë forcat për të mposhtur pandeminë e koronavirusit dhe foli për mundësinë e një bashkëpunimi më të thellë për vaksinat Covid-19.

Në fjalët e hapjes gjatë bisedimeve virtuale të mërkurën me homologun e saj kinez Li Keqiang, Merkel tha se të dy vendet duhet të “flasin hapur dhe në mënyrë transparente për prodhimin e vaksinave”.

“Dhe, nëse është e mundur, gjithashtu të njohin reciprokisht vaksinat,” tha ajo, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë .

“Ne mund ta kalojmë vetëm këtë pandemi së bashku. Kina dhe Gjermania mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë”, theksoi ajo

Vaksinat e Sinovac po përdoren në më shumë se 20 vende, të cilat kanë vaksinuar jo vetëm moshat e reja por edhe të moshuarit, që kanë qënë në shumë vende grupe prioritare, së bashku me mjekët.

Ekspertët e OBSH-së kanë thonë se nga analiza e të dhënave të provave klinike të vaksinës së prodhuar nga Sinovac kanë arritur në përfundimin se ajo tregoi siguri dhe efikasitet kundër Covid-19. Kjo vaksinë ka të ngjarë të përfshihet në listën e përdorimit emergjent të OBSH-së në mes të majit, pasi OBSH i ka kërkuar Kinës më shumë të dhëna mbi efektin e vaksinës në grup mosha të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë