Bota

Merkel thyen heshtjen 100 ditë pas pushtimit: Një luftë barbare nga Rusia

Gazeta Si – “Solidariteti im shkon për Ukrainën e pushtuar dhe sulmuar nga Rusia dhe unë mbështes të drejtën e tyre për vetëmbrojtje”.

Për herë të parë, pas 100 ditësh luftë në Ukrainë, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel thyen heshtjen në publik gjatë një fjalimi në Berlin.

Më pas, Merkeli shtoi se ajo mbështet të gjitha përpjekjet e qeverisë gjermane, BE-së, SHBA-së, NATO-s, G7-ës dhe Kombeve të Bashkuara për t’i, “dhënë fund kësaj lufte barbare agresioni nga Rusia”.

Ish-kancelarja, tha se nuk donte të bënte vlerësime të jashtme, pasi ishte jashtë detyrës, por tha se pushtimi rus ishte një shkelje e dukshme e ligjit ndërkombëtar dhe se lufta ishte një “përçarje e thellë”.

Për dhunën e dëshmuar nga historitë e atyre që ishin në vend, si në Bucha, ai tha se ata përfaqësojnë “këtë tmerr” dhe më pas nënvizoi rëndësinë e unitetit të BE-së, duke kujtuar se “ne nuk duhet të humbim kurrë paqen dhe lirinë”.

Kancelarja gjermane prej 14 vitesh, nuk pranoi të jepte këshilla, por mbështeti përpjekjet e qeverisë, SHBA-së ,BE-së dhe vendeve të tjera për t’i dhënë fund luftës.

Ajo foli dhe për tubacionin e gazit Nord Stream 2, i projektuar për të dërguar gazin rus në Gjermani, projekt i cili u anullua nga pasardhësi i saj Olaf Scholz.

Merkel shprehu nevojën e vazhdimit të bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin edhe pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Ukrainë që kanë çuar në vendosjen e sanksioneve perëndimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë