Bota

Merkel tregon si do të zgjedhë Europa kush do të vaksinohen të parët


Në një takim të fundit të krerëve të BE-së, sipas “Reuters”, të gjitha vendeve anëtare u është karkuar të bëjnë planet për vaksinimin e popullsisë, sipas prioriteteve. Agjencia e lajmeve i referohet një deklarate të kancelares Angela Merkel.

“Komisioni Europian u ka kërkuar të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian të bëjnë planet e tyre për të vaksinuar popullatën kundër koronavirusit”, – ka thënë së fundi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Prioritetet e vaksinimit të popullisë janë të ngjashme në shumicën e vendeve anëtare. Së pari, do të vaksinohet personeli mjekësor, pastaj personat më të prekshëm,” – u tha më tej kancelarja Merkel gazetarëve në një konferencë shtypi pas një takimi me udhëheqësit e BE-së të enjten vonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë