Ka ndodhur

Merr flakë në ecje automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

Gazeta Si – Një makinë ka marrë flakë në lëvizje dhe është shkrumbuar totalisht mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina është në pronësi të shtetasit J.S., i cili ka shpëtuar pa marrë lëndime.  Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale të mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë