Gazeta Si – Autobusi i linjës së Institutit në Kamëz, ka marrë flakë në lëvizje nër mënyrë aksidentale rreth në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 ndërkohë që nuk ka persona të lënduar për fat të mirë.
Policia thotë se autobusi është djegur pjesërisht në pjesën e motorit. Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë dalë në kohë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar. Drejtuesi i mjetit ishte shtetasi me iniciale S.A. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.
Ky është incidenti i radhës me autobusët e linjave urbane në Tiranë, pasi në muajt e fundit, ata janë përfshirë në aksidente të ndryshme rrugore.
Rasti i fundit I takon autobusit të linjës së Krrabës në kryeqytet, i cili u përmbys gjatë lëvizjes te rruga e “Elbasanit” dhe shkaktoi plagosjen e lehtë të tre pasagjerëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje