FIFA zbret në fushë për të përballuar pasojat e emergjencës së koronavirusit në futboll, duke i dhënë jetë “Planit Marshall”. Është miratuar tashmë një këst i parë i ndihmës ekonomike prej 150 milionë dollarësh për 211 federatat që aderojnë në këtë organizëm. Brenda pak ditësh, sipas një njoftimi të FIFA-s, do të lëvrohen të gjitha financimet operative për federatat sa u takon viteve 2019 dhe 2020.
“Pandemia ka sjellë sfida të paprecedenta për gjithë komunitetin futbollistik dhe është detyrë e FIFA-s të mbështesë ata që duhet të përballojnë nevojat më akute, – ka shpjeguar presidenti Xhani Infantino. – Impenjimi i FIFA-s fillon me ndihmën financiare imediate për federatat tona, shumë nga të cilat po kalojnë vështirësi të mëdha ekonomike. Ky është hapi i parë i një plani të qartë që po zhvillojmë për t’iu përgjigjur emergjencës së gjithë komunitetit futbollistik. Me bashkëpunëtorët tanë po vlerësojmë gjithë humbjet dhe po punojmë me gjithë instrumentet për të qenë sa më efikasë në fazën tjetër të këtij plani shpëtimi.
Në planin e masave, gjithë kontributet për shpenzimet operative të federatave, do të paguhen plotësisht nga FIFA për vitet 2019 dhe 2020. Kjo është një paradhënie, sepse kuota e tyre ishte parashikuar të jepej në korrik. Në rrethana normale, federatat do të paguheshin vetëm pasi të plotësonin disa kritere specifike. Çdo federatë, pra edhe FSHF-ja, do të marrë 500.000 dollarë, që mund të përdoren për nevojat financiare kundrejt administratës apo palëve të treta. Fazat e tjera të “Planit Marshall” janë ende në fazën e kompletimit dhe do të komunikohen shumë shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje