Politike

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadë në Kiev

Këshilli i Ministrave ka vendosur zyrtarisht hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev.

Ashtu siç ishte paralajmëruar Qeveria ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapjen e misionit diplomatik në kryeqytetin ukrainas. 

Në vendim thuhet se ambasada shqiptare në Kiev do të ngrihet me buxhetin e Ministrisë për Europën për Punët e Jashtme ndërkohë që pritet të nisë punë brenda këtij viti.

Ndërkohë vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Më 12 janar Shqipëria dhe Ukraina festuan 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë