Futboll

Mes afganëve të rrëzuar nga avioni ishte edhe talenti i kombëtares së futbollit

Mes afganëve të rrëzuar nga avioni ushtarak amerikan gjatë ngritjes nga aeroporti i Kabulit, ka qenë edhe një talent premtues i skuadrës së të rinjve të kombëtares. Emri i tij është Zaki Anwari, 19 vjeç, ai ishte një futbollist dhe mbante fanellën me numrin 10.

Zaki, si dhjetëra njerëz të tjerë, donte të largohej nga Afganistani, i cili ka rënë në duart e talebanëve dhe ishte ngjitur në rrotat e avionit që nisej për në Katar.

Por pak pas ngritjes së aeroplanit ushtarak, ai është shkëputur duke rënë në tokë dhe gjetur vdekjen e menjëhershme. Autoritetet afgane kanë konfirmuar identitetin e tij.

Përmes Facebook-ut, siç raportohet nga BBC, Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit, ka njoftuar lajmin: “U preftë në qiell dhe i lutemi Zotit për familjen, miqtë dhe kolegët e tij sportivë”, shkroi institucioni sportiv. “Vdekja juaj është një dhimbje e madhe, – postoi një mik i tij Instagram. – Kujtimi yt do të jetë gjithnjë i paharrueshëm”.

Zaki Anwari konsiderohej një talent futbolli në Afganistan, deri në atë pikë sa të meritonte grumbullimin në ekipin kombëtar të futbollit U 16.

Ndër pasionet e tij ishte edhe studimi dhe ai ndoqi shkollën franko-afgane në Kabul. Ëndrrat e tij u shuan me të gjatë ngritjes së avionit Boeing C-17 të Ushtrisë Amerikane në drejtim të Katarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë