Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i trembet mundësisë që të humbasë mbështetjen e Rusisë për Kosovën për shkak të qëndrimit të Beogradit për Ukrainën.
Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, por ka votuar pro disa rezulutave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që e cilësojnë agresionin rus në Ukrainë si luftë dhe jo operacion special, siç e quan Putini.
“Pozicioni politik e diplomatik i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i vështirë dhe më i komplikuar dhe tani edhe më shumë nga deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin”, deklaroi Vuçiç.
Presidenti serb nuk saktësoi në këtë deklaratë se për cilat deklarata të Putin bëhej fjalë, por pak ditë më parë, shefi i Kremlinit paralelizoi Krimenë dhe Donbasin me Kosovën. Me këtë paralelizëm, Putin ka ngritur alibinë e ndërhyrjes brutale ushtarake në Lindje të Ukrainës.
Deklarata e Vuçiç është bërë pas takimit me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Scholz priti të mërkurën në dy takime të ndara si Presidentin serb, ashtu edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka përsëritur pas këtij takimi se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e dialogut që zhvillojnë dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërkohë, presioni i Perëndimit ndaj Serbisë që t’u bashkohet sanksioneve dhe të njësojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Europian, si detyrim për anëtarësim është shtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje