Ditën kur Presidenti Ilir Meta nuk kurseu as ndërkombëtarët në etiketimet e tij si “banda”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përcjellë përmes Facebook një mesazh për 30- vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Gjatë mesazhit, Basha vë në dukje se PD do të vijojë të punojë me partnerin strategjik SHBA në funksion të konsolidimit të dëmokracisë dhe sundimit të ligjit.
“30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për tu ndier krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës. Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha në Facebook
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje