Politike

Mesazhi i Begajt për zgjedhjet: Denonconi çdo shantazh për votën, tjetërsimi i saj i patolerueshëm

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një takim me drejtuesit e institucioneve dhe diplomatë të huaj tha se, shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike dhe manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme në zgjedhje

“Proceset demokratike në Shqipëri janë ndërtuar me kontributin e çdo bashkëqytetari. Institucionet që ju përfaqësoni kanë përgjegjësinë e madhe të menaxhimit të të gjithë procesit zgjedhor sipas standardeve demokratike. Miradministrimi i zgjedhjeve duhet të përmbushë standardet e pacenueshme që këto zgjedhje të mos cilësohen thjeshtë si ‘më të mira’ se ato të mëparshme. Entuziazmi i partive politike nuk mund të jetë entuziazmi i asnjë aktori institucional përgjegjës për mbarëvajtje e zgjedhjeve”, u shpreh Begaj.

Sipas tij, ”partitë politike duhet të japin ofertë sa më të qartë dhe transparente”.

“Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur me forma të paligjshme pjesë e procesit zgjedhor. Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që cenon procesin zgjedhor”.

Begaj nënvizoi se në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë, duke ftuar qytetarët që të denoncojnë çdo intimidim apo shantazh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë