Politike

Mesazhi i Gramoz Ruçit: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme dhe e panegociueshme

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thekson si arritjen më të madhe të Kuvendit për reformën në drejtësi në këtë legjislaturë faktin se, ajo “nuk u negociua” duke lënë të kuptohet qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as në të ardhmen.   

“Dita Kombëtare e Drejtësisë është ditë reflektimi, jo vetëm për sistemin e drejtësisë, por për të gjithë ligjvënësit shqiptarë, madje për të gjithë qytetarët.

Këtë vit, kjo Ditë kujtohet me një bilanc të shtuar në zbatimin e reformës në drejtësi, avancimin e vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit.

Gjatë kësaj legjislature dëshmuam se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe e panegociueshme.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë po me këtë vizion dhe po me këtë vendosmëri për të kontribuar në misionin për ndërtimin e një sistemi drejtësie, busulla e të cilit është shteti i së drejtës, mbrojtja e interesit publik dhe e të drejtave e lirive të qytetarëve”, shkruan Ruçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë