Politike

Mesazhi i koduar i Kim: Nuk mendoj që ka shqiptarë që duan të kthehen në të shkuarën

Nga përurimi i punimeve restauruese të Kalasë së Prezës, Ambasadorja e SHBA në Tiranë përçoi një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë.

“Ndodhemi këtu për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim në të shkuarën dhe mund të ngrihemi sërish, por nuk mendoj se ndokush do të donte që të ktheheshim tek e shkruara, por do të bëjmë para drejt të ardhmes”, tha ajo.

“E shkuara” është përdorur shpesh në fjalimet dhe deklaratat e Ambasadores Yuri Kim gjatë vitit të fundit, periudhë që përkon me shpalljen non grata të Sali Berishës.

“Jemi këtu së bashku me të ardhmen dhe mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës”, tha Yuri Kim.

Me të ardhme nënkuptoi brezin e ri dhe fëmijët që ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Mesazhi i përcjellë u kërkon shqiptarëve që të mendojnë për fëmijët e tyre dhe jo për të shkuarën.

Ambasadorja Kim është akuzuar nga Sali Berisha se ndjek një agjendë personale në Tiranë dhe jo atë të zyrtare të SHBA. Por, Departamenti i Shtetit dhe përfaqësues të lartë të DASh kanë mohuar këto akuza. Sekretarja për Europën dhe Azinë, Karen Donfried vizitoi së fundmi Tiranën.

Në intervistën e dhënë në përfundim të kësaj vizite, zyrtarja e DASh përforcoi mbështetjen për Kim. “Ambasadorja Kim gëzon mbështetjen e Presidentit Joe Biden dhe të Sekretarit Anthony Blinken”, deklaroi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë