Kur merr një vlerësim, ndihesh gjithmonë mirë, por kur merr të njëjtin vlerësim 10 vite me radhë duket si diçka rutinë pastaj. Megjithatë, Kristiano Ronaldo vlerëson gjithçka dhe nuk mërzitet kurrë. Ai është prezantuar në skenë për të marrë çmimin e radhës, atë të futbollistit më të mirë portugez të vitit. Ai është shfaqur në formë shumë të mirë, u ka dhënë një mesazh brezave të rinj dhe është mallëngjyer në një moment.
Për ta bërë këtë ceremoni pak më të veçantë se 9 të mëparshmet, organizatorët i kanë bërë një dhuratë speciale Ronaldos. Sipas “SportBible”, ishte një videomesazh i ish-trajnerit të tij te Mançester Junajtid, Sir Alex Ferguson, i cili e shprehte qartë afeksionin për futbollistin portugez: “Urime për rezultatet e jashtëzakonshme dhe për mbrëmjen e bukur që do kalosh në Portugali. Më vjen shumë keq që nuk jam aty me ty, por teksa të shoh, rikujtoj atë djaloshin 17-vjeçar që erdhi te Mançester Junajtid. Shoh sa je rritur, si njeri dhe si një sportist i jashtëzakonshëm”.

Komplimente si futbollist, por mbi të gjitha si njeri. Ferguson, i cili ka pasur në dhomat e zhveshjes personalitete të rëndësishme si Kantona, Kin dhe Gigs, nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin absolut për Ronaldon, të cilin gjithmonë e ka treguar si shembullin për t’u ndjekur. “Dua të të them diçka ty, nënës tënde, familjes tënde dhe fëmijëve të ty: je unik. Ka qenë kënaqësi që të kam njohur, që kam punuar me ty dhe që kam parë rritjen tënde për t’u bërë ky futbollist që je. Të uroj shumë fat, argëtohu dhe fito sërish. Urime!” Një përqafim, që edhe pse virtual, vlen më shumë se një çmim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje