Presidenti Ilir Meta u është referuar vargjeve të poezisë “Anës Lumenjve” të Fan Nolit për të deklaruar se fuqia gjëmuese e saj gjëmuese është vrull i pandalshëm kundër tiranisë dhe akteve antikombëtare.
“Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për poullin mbarë që nga Shkodra e gjer në Vlorë”, shkruan Presidenti.
Meta ka kujtuar me këto vargje Ditën Botërore të Poezisë. A është përzgjedhja e këtyre vargjeve revolucionare rastësishme? Kur kjo mbërrin në kulmin e përplasjeve të tij me mazhorancën mund të thuhet me bindje që jo.
Prej kohësh Presidenti akuzon shumicën për tirani, zullume, dhunë dhe vendime antikombëtare. Meta ka folur gjithashtu për një plan për të shpopulluar Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje