“Jezui lindi aty, pranë barinjve, pranë të harruarve të periferisë. Aty dinjiteti i njeriut u vu në provë”. Janë fjalët e Papa Françeskut në meshën e Krishtlindjeve.
“Zoti na kujton sa e rëndësishme është t’i japim dinjitet njeriut me punë. Në ditën e Jetës përsërisim: mjaft me të vdekur në punë! Të impenjohemi për këtë”, – ka theksuar më tej Ati i Shenjtë.
“Na kujton sa e rëndësishme është t’i japim dinjitet njeriut me punën, por edhe ‘t’i japim dinjitet punës së njeriut’, sepse njeriu është zot dhe jo skllav i punës, – ka shtuar më tej. – Jo më lakmi dhe ankesa!
Zoti nuk kërkoi madhështinë, por vogëlsinë. Vogëlësia është mënyra që ai ka zgjedhur për të arritur te ne, për të prekur zemrat tona, për të na shpëtuar dhe për të na rikthyer atë që ka rëndësi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












Lini një Përgjigje