Futboll

Mesi dhe Barcelona arrijnë akordin, 5 vjet kontratë me 50% të pagës

Barcelona dhe Lionel Mesi do të jenë bashkë edhe 5 vitet e ardhshme. Palët kanë arritur akordin në parim dhe rinovimi pritet të bëhet zyrtar brenda këtyre dy ditëve, sipas shtypit spanjoll.

Kontrata e re e lidh argjentinasin me katalnasit edhe për 5 vite të tjera, jo deri në 2023-shin, siç ishte folur deri tani. Mesi do të përfitojë 50% të pagës që ka marrë deri tani te Barcelona. Ai ka pranuar kushtet e katalanasve, sepse e ka të qartë se cila është situata ekonomike e klubit në këtë moment. Tani pritet vetëm që të takohen avokatët e të dyja palëve për të diskutuar edhe detajet e fundit, pasi akordi në princip është arritur.

Lionel Mesi. Gazeta Si, 14 korrik 2021

Klauzola e prishjes para kohe të kontratës së re të Mesit pritet të jetë rreth 350 milionë euro. “Pleshti” është lojtar i lirë që prej datës 1 korrik, pas përfundimit të kontratës së mëparshme. Situata e argjentinasit është monitoruar gjatë gjithë kohës nga PSG dhe Mançester Siti, të vetmet klube që mund t’ia lejojnë vetes të paguajnë përr të pasur një lojtar si Mesi në skuadër, por tashmë gjithçka ka marrë fund, ai do të qëndrojë te Barcelona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë