Politike

Meta: “5 qershori” u shkatërrua brutalisht, përgjigjen Rama e merr me 25 Prill

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar të martën për ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor. Me një gjuhë të ashpër dhe aspak presidenciale, Meta, (ndryshe nga ndërkombëtarët) shkruan se me ndryshimet shtesë u shkatërrua brutalisht marrëveshja e 5 qershorit dhe se do të jenë shqiptarët ata që do të thonë fjalën e tyre më 25 Prill. Ndoshta për Metën edhe më herët.

 “Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para!

Shqipëria si gjithë Europa”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë