Politike

Meta akuza Ramës: Përgjegjësi i dështimit të rendit publik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur sërish mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Meta thekson se është koha e llogaridhënies të atij personi që ulet përballë dhe bashkëpunon me krimin, për dështimin e rendit publik dhe vrasjeve që ndodhin kudo.

Sipas Metës, Rama është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i dështimit të rendit publik.

“Ndaj është koha që e gjithë llogaridhënia për situatën kriminale në vend, për dështimin e rendit publik, për vrasjet që ndodhin çdo ditë në mes të qytete dhe autostradave, ta kërkojmë te njeri që komunikon drejtpërdrejtë me krimin, që ulet me të dhe e motivon”, thuhet në mesazhin e Metës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë