Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se opozita do të shkojë si koalicion zgjedhjet e 14 Majit. Ai i cilësoi kandidatët e primareve fitues dhe paralajmëroi se nuk do të ketë pakt me Alibeajn.
“Berisha është vetë vula e gjallë e Partisë Demokratike në kuptimin e frymëzimit dhe guximit të kësaj partie. Unë në 6 mars nuk kam qenë në koalicion me zotin Berisha. Nuk kam qenë as kryetar partie dhe as jam përfshirë në fushatë. Jam krenar për dekretin e 6 Marsit sepse ishte dekret që edhe mund të mos e firmosja për sa kohë kushtetuesja nuk mori vendim për zgjedhjet vendore. I dhashë mundësi të gjithë botës për të kuptuar se kush është opozita e vërtetë.
Opozita që besojnë dhe duan shqiptarët që janë të lodhur dhe tradhtuar nga një opozitë false që dogji mandatet dhe i fali pushtetin vendor Edi Ramës, i fali reformën në drejtësi dhe toleroi edhe prishjen e marrëveshjes së qershorit në interes të Edi Ramës. Jam online me Berishën tërë kohës dhe me gjithë opozitarët e vërtetë, përfshirë edhe shumë socialistë të ndershëm që ndihen të nëpërkëmbur nga rilindja”, tha Meta.
Ai foli edhe për ftesën që Alibeaj i bëri kandidatëve të primareve që të regjistrohen në zgjedhjet e 14 Majit, në logon e Partisë Demokratike.
“Ne kemi vetëm një kusht, për të luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësi i këtij vendi Edi Rama dhe të gjithë marionetat e tij…”, tha ai
“Nuk ka mekanizëm, hile dhe poshtërsi që i ndalon superkandidatët e primareve që të jenë fitimtarë në 14 maj. Këtë proces e udhëhoqën shqiptarët, tani janë superkandidatët që na udhëheqin ne; në Tiranë Belind Këlliçi, në Elbasan Luçiano Boçi, në Durrës Igli Cara”, vijoi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje