Politike

Meta dekreton 5 ligje për zgjedhjet: Kush cenon votën të dënohet rreptësisht

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi të premten  pesë ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, që janë pasojë e marrëveshjes së 5 qershorit 2020, dhe që lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Presidenti Meta, me dekretimin dhe hyrjen në fuqi të ligjeve, kërkon nga organet e caktuara me ligj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të ndryshimeve që përcaktojnë ligjet e dekretuara

“Çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës, apo synon deformimin e vullnetit të sovranit, duhet të ndëshkohet rreptësisht, në funksion të ruajtjes së legjitimitetit të procesit zgjedhor, deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve”, thotë Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë