Politike

Meta dekreton emërimin e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë

Presidenti Ilir Meta, dekreton emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Meta ka pranuar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë: Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi.

LEXO EDHE:
KLGJ i dërgon Metës 4 emrat për anëtarë të Gjykatës së Lartë

Kështu, së bashku me këto katër emërime të reja, Gjykata e Lartë, bëhet me shtatë anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Në deklaratën e tij, Meta ka shprehur shqetësimin se ka kaluar plot një vit nga momenti i propozimit nga KLGJ, të emërimit të 3 anëtarëve të parë në Gjykatën e Lartë.

“Nëse KLGJ do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024! Kjo gjendje është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë