Politike

Meta dekreton protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar protokollin për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut të Finlandës dhe Suedisë. Në dekretin e tij Meta thekson se Shqipëria ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e këtyre dy vendeve. 

Sipas Metës, anëtarësimi i këtyre dy vendeve është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

“Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.

Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.

Së bashku qëndrojmë më të fortë!”, thotë Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë