Politike

Meta dekreton tre anëtarët e Gjykatës së Lartë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre anëtarët e Gjykatës së Lartë duke mos u penguar pengesë në plotësimin e këtij institucioni që është goditur keqas nga procesi i vettingut. Presidenca bëri të ditur se janë dekretuar emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda. Dekretimi i emërimeve u bë pasi kreu i shtetit shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes.
“Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tashmë kjo Gjykatë e Lartë plotësohet me tre anëtarë, duke e çuar në katër numrin e anëtarëve të këtij institucioni. Aktualisht anëtarit Ardian Dvoranit që ushtron detyrën e kryetarit të Gjykatës, i ka mbaruar mandati, por e ushtron detyrën deri në plotësimin e këtij institucioni. Ai gjithashtu është edhe anëtari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas ligjit Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, të zgjedhurit e rinj nga presidenti përfshihen si juristë të spikatuar, ndër to është i zgjedhur edhe vetë Dvorani, por që ende nuk dihet se si do të veprohet me mandatin e tij që i ka përfunduar.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Presidentit Meta, i cili dekretoi tre anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Në një status në twitter, Soreca shprehet se tashmë Gjykata e Lartë është funksionale për qytetarët shqiptarë. “Ne e mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë dhe urojmë KLGJ për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë për qytetarët shqiptarë”, shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë