Politike

Meta, demokratëve: Mos bojkotoni, në të kundërt nuk keni të drejtë të ankoheni nesër  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kërkuar qytetarëve veçanërisht demokratëve  që të dalin e të votojnë.

Në të kundërt, sipas tij, nuk kanë të drejtë të ankohen.

 “Rama e ka shumë të qartë bilancin e tij katastrofik dhe të kukullave që i ka paraqitur me imponim në të gjitha bashkitë, kjo e detyron jo vetëm të shfazohet, por edhe të bëjë thirrje për një pjesëmarrje sa më të ulët në zgjedhje dhe sidomos t’i drejtohet demokratëve që t’ia fusin gjumit në 14 maj, siç e tha dje në Kavajë. Si mund të flenë gjumë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e ndershëm kur kanë shumicën e fëmijëve jashtë vendit dhe ata që i kanë këtu për shkak të pasigurisë duan të largohen nga vendi sepse nuk duan të përfundojnë patronazhistë”, tha Meta.

Më tej ai shtoi: “Sot dua tu kërkoj të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre jo vetëm qytetar, jo vetëm kushtetues, por mbi të gjitha patriotik në këto momente kritike për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe për të kuptuar se abstenimi nuk është zgjidhje, është ndihma më e madhe që i jepet një bande që të vazhdojë të plaçkisë Shqipërinë, taksat dhe buxhetin e shtetit. Të gjithë duhet të bëhen pjesë e ndryshimit. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet nesër, aq më keq ai që tregton votën e tij”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë