Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha janë të ftuar në Forumin Gobal të IX në Baku. Zyra e shtypit e secilit prej tyre kanë përcjellë njoftime të veçanta ndërsa aktiviteti ku ata marrin pjesë është i përbashkët.
“Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’
Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”.
Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra Presidente, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe të gjithë kontinentet e tjerë.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.
Ky forum është një mundësi e veçantë për tu paraqitur miqve të mij, personaliteteve të pranishem, publikut, dhe mediave qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Europe”, shkruan Berisha.
Edhe Ilir Meta në anën tjetër ka shprehur kenaqësinë e pjesëmarrjes në Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”.
“Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje