Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që qeveria të vendosë një tjetër numër telefoni veç atij 127 për qytetarëtr që duan të njoftojnë për problemet e tyre shëndetësore dhe që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi. Këtë propozim, presidenti Meta e prezantoi, pasi dhuroi gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Meta vlerësoi masat e marra për përballimin e pandemisë botërore që ka prekur edhe vendin tonë, ndërsa nënvizoi se Task-Forca e ngritur nga Presidenca nuk dublon dhe as zëvendëson atë të qeverisë. Presidenti apeloi edhe njëherë të ruhet qetësia, ndërsa shtoi se duhet parë mundësia për vënien e një tjetër numri në dispozicion në funksion të thirrjeve të urgjencës..
“Task-forca në presidencë nuk zëvendëson as dublon Task-Forcën e qeverisë. Kjo është në funksion të presidentit. Të gjithë të përqendrohemi te mesazhet e autoriteteve të shëndetit publik, udhëzimet e autoriteteve qeveritare, ti referohemi 127 dhe ndoshta duhet para mundësia për një numër tjetër. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes dhe pa panik”, deklaroi Meta për gazetarët. Presidenti doli pa një maskë mbrojtëse, por u kujdes të ruante distancën me gazetarët. “Vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë, nuk kam kontaktuar askënd dhe kam ruajtur distancën”, deklaroi kreu i shtetit.

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës së bashku me anëtarë të Kabinetit dhe punonjës të Institucionit, dhuruan sot gjak në Qendrën Kombëtare të Tranfuzionit të Gjakut.
Me këtë rast, Presidentit Meta u shpreh: “Ishte kënaqësi, por edhe përgjegjësi e imja për të ardhur gjak pas apelit të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, pasi vetë situata është e tillë që kërkon një sensibilitet, humanizëm, solidaritet dhe përgjegjshmëri më të madhe, sidomos në ndihmë të fëmijëve, të të gjithë atyre që e kanë të domosdoshme dhurimin e gjakut për shkak të problemit të talasemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje