Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar pas takimit me Sali Berishën në selinë blu, tre hapat që do të ndjekë opozita pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Ai tha se do të dokumentojnë vjedhjen e zgjedhjeve, do përgatisin kontestim ligjor do të përshkallëzojnë veprimin opozitar në këshillat bashkiakë.
“Do t’i shikoni të gjitha faktet. Janë denoncuar përpara, gjatë dhe në vazhdimësi. Në radhë të parë është në rendin e ditës dokumentimi i të gjithë masakrës zgjedhor, së dyti është kontestimi ligjor dhe përgatitja e dokumentacioneve edhe në institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës nuk do kenë më mundësi të vjedhin të qetë taksat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.
Ai u pyet edhe nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen që pësoi opozita në zgjedhjet e 14 Majit apo do të jenë si Lulzim Basha dikur.
“Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha, por edhe atyre që u penguan, intimiduam dhe iu morën kartat e iu bënë presione nga më të rënda”, u shpreh Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje