Presidenti Ilir Meta paralajmëroi dorëheqjen nga posti që mban nëse më 25 prill Edi Rama fiton mandatin e tretë.
“Edi Rama, po fitoi 71 mandate ndershmërisht e ka edhe mandatin tim. Le të marri edhe Presidentin dhe të gjitha institucionet”, tha Meta.
Por, Meta paralajmëroi se:
“Nëse preket një votë të gjejë vrimë e të futet”.
Presidenti doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas përplasjes në Fier mes kandidatëve të LSI-së dhe Policisë Bashkiake të këtij qyteti për heqjen e një banderole të kësaj partie të vendosur në qendër të qytetit.
Po në këtë konferencë, Presidenti u pyet në lidhje me një foto që qarkullon në rrjet, ku shfaqet nga Gjiri i Lalzit i mbuluar me një kapuç në kokë dhe në shoqërinë e një personi tjetër, që sipas disa artikujve që qarkullojnë në media është person problematik dhe subjekt i OFL-së.
Meta tha se ai takohet me të gjithë shqiptarët, përveç personave të lidhur me botën e krimit, ndërsa shpjegoi edhe pse duket me kapuç në ato imazhe.
“Unë e përdor kapuçin sepse bëj çik sauna dhe në Gjirin e Lalëzit fryn çik erë”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje