Presidenti Ilir Meta është radhitur në krah të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në kërkesën e saj për një hetim ndërkombëtar të shembjes së godinës.
“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën”, deklaroi Presidenti.
Meta thotë se Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe u kërkon protestuesve që të mos bien pre e provokimeve të dhunës së policisë.
“Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shtoi ai.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështetur nga PD dhe LSI ka thirrur një protestë prej orës 16:30 dhe mes kërkesave të shqiptuara nga Robert Budina ishte edhe ajo e një hetimi ndërkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje