Politike

Meta i rikthehet sloganit: Me qetësi e dashuri!

Presidenti Ilir Meta i rikthehet batutës së tij të famshme kur ishte në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste. Duke postuar një foton me macen e tij, Sashën, presidenti shkruan në rrjetet sociale “Një fundjavë të mbarë! Me qetësi dhe dashuri!”.

Një batutë që kujton kohën  kur Meta asaj kohe ishte kryetar i Parlamentit dhe në koalicion me PS-në dhe ku mes partnerëve të koalicionit kishin nisur jo pak përplasje sa i përket realizimit të reformës në drejtësi, kjo gjatë mandatit të parë të qeverisjes së socialiste. Batutën e tij të famshme do ta kundërshtonte socialisti Fatmir Xhafaj që do t’i drejtohej se nuk ka më as “qetësi dhe dashuri” me LSI-në e kjo në kulmin e konfliktin mes dy partive aleate në qeverisje.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2778381195541469/?type=3&theater

Por kjo batutë e famshme e Metës duket se rivjen aktualisht në një kohë që debati politik është fokusuar te reforma në drejtësi, ligj Anti KÇK dhe debateve për dosjen e përgjimeve të Dibrës.

Me zgjedhjen e tij si president Meta si shkak të konflikteve politike mes mazhorancës, ai do të modifikonte shprehjen e tij në “me qetësi e pa dashuri”. Kjo pikërisht gjatë përplasjeve për dekretet e emërimeve të ministrave, ku Rama u vetëpropozua si ministër i Jashtëm.

“Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese’, tha Meta atë kohë.

Slogani i tij do të modifikohej edhe gjatë debatit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për të cilën mazhoranca ngriti edhe një komision hetimor për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.

“KUSHTETUTA do të mbrohet deri në fund me QETËSI dhe SHQIPTARI’, do të shkruante Meta në Facebook duke e zëvendësuar fjalën dashuri me shqiptari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë