Presidenti Ilir Meta ka shpërfillur votimin e Kuvendit, që e shkarkoi me 104 vota pro dhe për të ironizuar me këtë institucion ka shpërndarë për ndjekësit e tij fjalimin e deputetit të asaj që njihet si opozita parlamentare, Selami Jenishehri.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese”, shkruan Presidenti, duke e shoqëruar këtë shënim me shpërndarjen e një linku lajmi me fjalën e Jenishehrit dhe një “emoji” qeshës.
Por çfarë tha deputeti Jenishehri? Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë së Pensionistëve, kur po fliste për vjedhjen e zgjedhjeve bëri një lapsus duke thënë se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionistë, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit.
“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjuzi i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilëve iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantit nuk mund t’i blihet votat”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje