Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është jetike rritja e numrit të testimeve. Meta nënvizon se testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën e pandemisë. “Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë: 1) Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës; 2) Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel; 3) të gjithë të moshuarit e vetmuar, që jetojnë të shtëpitë e kujdesit social; 4) Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor”, shkruan Meta.
Për këtë qëllim, sipas tij, duhet të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.
“Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më”, shkruan ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje