Politike

Meta: Të fokusohemi te plotësimi i kushteve për negociatat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sheh si imediate për klasën politike në vend përballimin e pandemisë dhe plotësimin e kushteve për hapjen e negociateve me BE.

Duke marrë shkas nga zgjedhjet e afërta parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Meta kërkon që vëmendja te ne të mos jetë tek zgjedhjet, që do kohë të zhvillohen, por tek problemet reale në vend.

“Edhe pse zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, një atmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipit politik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjen me çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur u përkasim dy kontinenteve të largëta” , shkruan Meta në Facebook.

Sipas ti, s’duhet humbur kohë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave.

“Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.

Koha për vepra të mira është tani”, shkruan ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë