Politike

Meta kthen aktin normativ për buxhetin: S’ka justifikim objektiv dhe as mbështetje kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer për rishqyrtim aktin normativ “Për menaxhimin e buxhetit” me argumentin se përmbajtja e këtij dokumenti tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, pasi nuk justifikohet as nevoja dhe as urgjenca, në miratimin e këtij akti.

Sipas Metës, akti normativ i miratuar shkel parimin e shtetit të së drejtës; shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve si dhe parimin e proporcionalitetit.

Presidenti i Republikës nënvizon në argumentet e tij se, “qeveria ka pasur në dispozicion të gjitha mekanizmat, përfshirë këtu edhe kohën e nevojshme, që në analizë të studimit, hartimit dhe paraqitjes për miratim të ligjeve të buxheteve të vitit 2020 dhe 2021 (dhe ndryshimeve përkatëse që kanë pësuar), të parashikonte nivelet, instrumentet dhe politikat e nevojshme për të pasqyruar iniciativa dhe vendimmarrje konkrete me qëllim kapërcimin e vështirësive me të cilat përballet vendin ynë”.

“Duke qenë se koha nuk ka munguar, dhe njohja me situatën prej Qeverisë dhe Kuvendit është fakt, atëherë zgjedhja e bërë për të vepruar përmes aktit normativ, për të ndryshuar ligjin organik të buxhetit, nuk gjen mbështetje kushtetuese dhe asnjë justifikim objektiv”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë