Politike

Meta kundër Begajt: Shqipëria nuk duhej të kishte munguar në darkën e Mitsotakis

Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë drejtues i Partisë së Lirisë, ka kritikuar në mënyrë indirekte presidentin Bajram Begaj për mos pjesëmarrjen në darkën e informale të thirrur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Partia e Lirisë është kundër qëndrimit të kryeministrit Rama, që vazhdon të zbatojë një politikë të jashtme personale, kundër interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes perëndimore të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të ishte e munguara e madhe në takimin e perspektivës europiane të rajonit tonë dhe të linte vendin bosh në mesin e vendeve me të cilat bashkëndajmë vlerat europiane. Partia e Lirisë dhe opozita shqiptare mbetet e angazhuar që rruga europiane e Shqipërisë të mos thyhet nga elementë dhe situata të interesave personale, ndaj do të vijojmë pa kompromis rrugën tonë për të realizuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaron Meta.

Kryeministri grek nuk e ftoi kryeministrin Rama në darkën me 11 liderët e rajonit, duke e cilësuar si një qëndrim të Athinës zyrtare ndaj gjyqit që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Në vend të Ramës, Mitsotakis, ftoi presidentin Bajram Begaj, por kreu i shtetit shqiptar, siç edhe deklaroi Presidenca, nuk shkoi për shkak të agjendës së ngarkuar që kishte pasur.

Edhe pse ka qenë pjesë e qeverisë, si të majtë dhe të djathtë, Meta fajëson Ramën për vonesat në procesin e integrimit europian.
“20 vjet me parë Shqipëria ishte përpara Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e integrimit europian, ndërsa ka shënuar një vonesë historike në dekadç e fundit vetëm për shkak të minimit të reformave të besueshme për qëllim të kapjes së shtetit në çdo qelizë nga Kryeministri aktual. Ndaj beteja për çkapjen e shtetit dhe institucioneve të pavarura mbetet vendimtare për të ardhmen europiane të vendit”, shprehet ish-presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë