Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për shpopullimin e vendit.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Meta u shpreh se shumë familje po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë.
“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!
Nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë!
Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë”, ka shkruar Meta.
Ai ka bërë thirrje për tu bërë bashkë në mënyrë që të ndalohet atë që Meta e quan axhenda antikombëtare e shpopullimit të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje