Politike

Meta, letër presidentit bullgar: Rizgjedhja juaj do nxisë mbështetjen për vendet kandidate

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar homologun e tij në Bullgari, Rumen Radev për rizgjedhjen në këtë post në garën presidenciale që u mbajtën pak ditë më parë.

Meta është ndalur gjatë letrës dërguar tij edhe në procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas bllokimit nga Bullgaria të Maqedonisë së Veriut.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, e njëkohësisht të shpreh bindjen se rizgjedhja Juaj si President i Bullgarisë do të nxisë edhe më shumë mbështetjen bullgare për vendet kandidate të rajonit tonë në këtë proces të rëndësishëm, si në planin strategjik, ashtu edhe në atë të stabilitetit rajonal…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë