Politike

Meta mbledh Kryesinë e PL-së: Dhjetëra miliona euro të pista u përdorën për të blerë zgjedhjet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka denoncuar shkeljet e evidentuara sipas tij në procesin zgjedhor të 14 Majit.

Ai u shpreh në mbledhjen e kryesisë se janë hedhur dhjetëra miliona euro në formë bonusesh ndërsa denoncoi hedhjen e asfaltit elektoral dhe blerjen e mbështetjes së vipave.

“Një armatë e tërë ministrash, drejtorë, sulmuan qendrat e votimit edhe ditën e votimit duke bërë presion hapur. Dhjetëra miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme. Mijëra punësime shtesë u bënë enkas për qëllime elektorale. Dihet se sa milion lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike. Dihet sa pensione u dhanë edhe pa mbushur dokumentet.

Dhjetëra miliona euro u hodhën për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës, për të blerë mbështetjen e vipave për partinë në pushtet dhe kandidatët e saj. Mijëra pronarë biznesesh u gjobitën rëndë nga partia në pushtet. Një rol shumë të rëndësishëm luajtën burgjet për të devijuar rezultatet e votimit në minutat e fundit kur rasti më ekzemplar është kutia e fundit e Rrogozhinës ku u përmbys vullneti i qytetarëve të lirë, nga qytetarë e marrë peng në burgje”, tha Meta.

Sipas tij, humbja e thellë e 14 majit, ka qenë një proces i mirëokestruar që ka nisur që nga djegia e mandateve të opozitës në 2019-n dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore në të njëjtin vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë