Politike

Meta mesazh për qytetarët: Duhet të votoni me 14 maj, kështu ndëshkohet qeveria

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët me qëllim që të votojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta ka veçuar një mesazh nga intervista e fundit e tij për një nga mediat në vend mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në votime, edhe pse zgjedhjet janë në maj.     

“Vota është instrumenti më i çmuar i qytetarëve për të ndalur arrogancën dhe brutalitetin e kësaj Qeverie të korruptuar. Për të gjithë ata qytetarë, që edhe pse janë të pakënaqur, hezitojnë të votojnë apeli im është ky: Nëse nuk merrni pjesë në votime, abuzimet e Qeverisë ndaj jush, jo vetëm do të thellohen, por duke mos votuar, ju nuk do të keni të drejtë dhe të ankoheni!

Prandaj 14 Maji është jo vetëm mundësia e ndëshkimit të Qeverisë, por edhe dita e triumfit të zërit qytetar!”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë