Presidenti Ilir Meta i ndodhur për një vizitë zyrtare në SHBA ka marrë pjesë në darkën e organizuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo me shtetet që janë në Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti shkuan se ka qenë i nderuar që mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
“Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës. Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet”, shprehet presidenti.
Vendet nënshkruese të Aleancës për mbrojtjen e Lirive Fetare sipas deklaratës që e firmosin zotohen që duhet të bëhet më shumë për të mbrojtur anëtarët e grupeve të pakicave fetare dhe për të luftuar diskriminimin dhe persekutimin bazuar në religjon ose besim. Aleanca synon të mbrojë lirinë e fesë ose besimin për të gjithë, e cila përfshin të drejtën e individëve për të mbajtur ndonjë besim ose asnjërën, për të ndryshuar fenë ose besimin dhe për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë vetëm ose në bashkësi me të tjerët, në adhurim, respektimin, praktikën dhe mësimdhënien.
Aleanca ka për qëllim të bashkojë përfaqësues të lartë të qeverisë për të diskutuar veprimet që kombet e tyre mund të ndërmarrin së bashku për të promovuar respektimin e lirisë së fesë ose besimit dhe për të mbrojtur anëtarët e grupeve të pakicave fetare në të gjithë botën. Anëtarët e Aleancës duhet të jenë të përkushtuar ndaj parimeve dhe angazhimeve të mëposhtme dhe të jenë të gatshëm të kundërshtojnë publikisht dhe privatisht abuzimet, kudo që të ndodhin.
Presidenti Meta ndodhet për një vizitë disa ditore në Uashington, ku pritet të marrë pjesë edhe në Mëngjesin e Lutjeve. Në SHBA ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë u takua me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje