Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në mbrëmje pas përmbylljes së procesit në Gjykatën Kushtetuese, në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u ndal te zhvillimet në Gjykatë, teksa deklaroi se të martën del përgjigja për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu ai bëri me dije se po të martën depozitohet kallëzimi në prokurori për Kuvendin.
“Dita e sotme ka pasur disa zhvillime të papritura. ndaj kemi dalë vonë sot dhe do e kemi të vështirë që të lexojmë dhe përgjigjemi të gjitha pyetjeve. Por nesër në orën 09:00 do të jenë të publikuara të 72 pyetjet dhe përgjigjet”, tha Meta.
Gjatë fjalës së tij Meta tha edhe se ka zbatuar çdo vendit të Gjykatës.
Presidenti gjithashtu theksoi se populli i 2 marsit përfaqëson të gjithë qytetarët që duan një shtet të së drejtës.
“Në Republikën e Shqipërisë asnjë institucion nuk mund të dalë jashtë sistemi demokratik përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Është e vërtetë se Gjykata Kushtetuese ka karakter suprem në Republikën e Shqipërisë por të mos harrojmë se jemi anëtar të shumë konventave europiane. Kushtetuta krijon që garancia e fjalës së lirë t’i garantohet edhe qytetarit më të thjeshtë. Populli i dy marsit përfaqëson të gjithë shqiptarë që duan të qeverisën nga Kushtetuta dhe lidhje dhe që nuk duan t’i nënshtrohet asnjë shkelësi ligjor. Populli i dy marsit i vuri gjoksin mbrojtjes së Kushtetutës dhe mbështeti presidentin e Republikës duke parandaluar përdhosjen totale të shtetit të së drejtës. Populli i 2 marsit janë shqiptarët që duan të shohin Shqipërinë në BE. Populli i 2 marsit është një shqetësim për ata që shkelin ligjin , që kërkojnë të abuzojnë në kurriz të drejtës dhe qytetarëve të thjeshtë. Deklaratat si i mprehim, sfurqet, regjimit, po i vjen fundi, një pikë gjaku derdhet nesër. Një votë po u prek do pritet një dorë, këto janë shprehje metaforike. Metaforat do të ishin objekt interesant për letrarët dhe jo për Gjykatën Kushtetuese. Fushata pati tensione dhe situata provokative, një situatë kaq të rëndë ishte vetëm presidenti i cili mbajti qëndrime për të vënë në lëvizje institucionet për të vënë në lëvizje autoritetet të parandalonin tensionet. Termi sfurqe është përdorur referuar një ngjarje që dikur ka ndodhur në 99…”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai nuk ka tentuar asnjëherë që të marrë kompetenca të qeverisë apo të Kuvendit, ndërsa shtoi se e kundërta ka ndodhur. Meta sqaroi se ai ka kontribuar në sheshimin e konflikteve.
Po ashtu ai tha se në disa raste diplomatë të caktuar kanë ndërhyrë në mënyrë ilegjitime.
“Nuk ka tentuar asnjëherë presidenti i Republikës që të marrë kompetenca të qeverisë, apo të Kuvendit të Shqipërisë, përkundrazi, e kundërta ka ndodhur. Ka qenë presidenti që ka bashkëpunuar për parandalimin e konflikteve. Vetëpërmbajta është relative dhe dinamike. Marrëdhëniet e mia me diplomatët shumë të mira. Diplomatë të huaj janë bërë palë me shkelët e ligjit në disa raste. Presidenti ka dënua prerë çdo ndërhyrje për raste flagrante, siç është rasti i Dvoranit. Presidenti është përballur me ndërhyrje ilegjitime të diplomatëve të caktuar, apo bllokimin e KLD-së, apo për veprimet manipuluese të ish-kreut të KED për emërimet në drejtësi. Përballë qëndrimit të presidentit, këta diplomatë janë tërhequr. I kam tërhequr vëmendje çdo diplomati që u bë pjesë e katit të njëanshëm të marrëveshjes së 5 qershorit. Ka pasur diplomatë që kanë vënë në diskutim dekretet e presidentit. Pozicioni i presidentit s’do të ndryshojë”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje