Presidenti Republikës Ilir Meta ka takuar mbrëmjen e së premtes Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.
Gjatë takimit ai ndau shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët e NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës. Sipas të pranishmëve kjo që do të ishte një shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Presidenti theksoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse.
Meta vlerësoi edhe plotësimin e fuqizimin e gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje