Politike

Meta s’është kreu i ‘BF’ në fletën e votimit, PD çon në KAS vendimin e Celibashit

Partia Demokratike ka çuar në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që në fletën e votimit të mos vendosej emri i Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padëshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë Partinë Demokratike të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugën e ligjit.

Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimmarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdije. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt veçse të ligjit…”, tha Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor në KQZ i PD  

Ilirjan Celibashi argumentoi se është në dorën e koalicionit për të vendosur nëse e duan emrin e drejtuesit në fletën e votimit ose jo.

Indrit Sefa ka krahasuar fletën e votimit të 14 majit me atë të zgjedhjeve parlamentare të 2021, ku nuk ka asnjë koalicion pa emër.

“Bëjeni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai”, përfundoi Sefa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë