Presidenti Ilir Meta ka refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve duke e akuzuar këtë të fundit për shkelje të rregullores së Kuvendit në lidhje me kompetencën për caktimin e datës së dëgjimit të Presidentit.
Meta thotë se Komisioni është i detyruar që të dëgjojë Presidentin pasi i jepet një afat i mjaftueshëm kohor dhe thotë se afati me më pak se 24 orë që i la Komisioni vetëm i mjaftueshëm nuk mund të cilësohet.
Presidenti thotë se Komisioni ka kushtëzuar agjendën e Kreut të Shtetit, në varësi të agjendës së së tij, kur duhet të ishte e kundërta.
“Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve”, citon Presidenti përmbajtjen e rregullores së Kuvendit.
Meta thotë gjithashtu se e gjithë nisma është politike.
“Që synojnë të shmangin vëmendjen nga parregullsitë që partia në pushtet ka shkaktuar në këtë proces zgjedhor”, deklaron Presidenti.
Në fund, Meta i shpreh gatishmërinë Komisionit të Ligjeve që të paraqitet në datën 10 maj, ndërkohë që Parlamenti ka afat ligjor për ngritjen e një komisioni hetimor deri në datën 9 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje