Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se në krye të listave në të ardhmen të Këshillave të Bashkive do jenë këto figura me rëndësi.
“Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin
Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç’dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve”, pohoi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje