Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi nga Vlora se për çështjen e detit sjellja e tij do të jetë shtetërore, duke kërkuar në të njëjtën kohë që politikanët të kenë kujdes me deklaratat rreth këtij debati.
“Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme, i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre, që qoftë edhe pa dashje të mos përdoren në dëm të Shqipërisë”, tha Meta.
Meta u pyet edhe për kërkesën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, se liderët duhet të zgjedhin kandidatë më integritet dhe pa të shkuar kriminale.
“Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.
Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e evropiane”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje